Connect with us

Bota

Prekëse/ U plagos nga ushtria, 3-vjeçari ndërron jetë në spital

Një djalë palestinez  3-vjeçar, i cili u plagos rëndë nga ushtarët izraelitë javën e kaluar në Bregun Perëndimor të pushtua ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë e Autoritetit Palestinez njoftoi vdekjen e Mohammed al-Tamimi, 3 vjeç, nga fshati Nabi Saleh, në veri të Ramallah, shkruajnë mediat e huaja. 

Fëmija u plagos të enjten mbrëma, në një shkëmbim zjarri mes ushtarëve izraelitë dhe sulmuesve pranë vendbanimit hebre të Neven Juf (Halamis), i cili është jo shumë larg fshatit të tij. Djali u dërgua me helikopter ushtarak në spitalin Sheba, në periferi të Tel Avivit, i cili njoftoi se ai u nënshtrua sot megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Advertisement