Connect with us

Sport

Preku Kupën e Botës, FIFA heton kuzhinerin e famshëm

FIFA po heton rrethanat që çuan në përplasjen e ‘Salt Bae’ në festimet e Kupës së Botës të Argjentinës në Katar të dielën.Pronari i restorantit të famshëm, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gokce, u pa në fushë pas finales duke u përpjekur të bënte selfie me lojtarët e Argjentinës, përfshirë Lionel Messin, dhe duke mbajtur Kupën e Botës.

FIFA i ka thënë Sky Sports News qasja e tij në fushë ishte e paautorizuar dhe rregullat e saj thonë se vetëm fituesit e Kupës së Botës dhe krerët e shteteve lejohen të prekin trofeun gjatë ceremonisë së mbylljes. Në këto kushte, shtëpia më e madhe e futbollit botëror do nisë një hetim.

Advertisement