Kosova
Prelec: Kurti i ngjan Tuxhmanit, kryen “spastrim të butë etnik”

Eksperti i Ballkanit, Marko Prelec, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kujton presidentin e ndjerë kroat, Franjo Tuxhman, duke deklaruar se ajo që po bën ai përbën “spastrim të butë etnik”.
Prelec, me rastin e dëbimit të serbëve nga një ndërtesë në Leshko, kritikoi politikat e Kurtit, duke i krahasuar ato me veprimet e presidentit të ndjerë kroat Franjo Tugjman.
“Kjo nuk do të më bëjë të fitoj miq në Kroaci apo në Kosovë, por Albin Kurti më kujton vërtet presidentin e ndjerë kroat Tuxhman, gjithashtu një nacionalist i krahut të majtë. Kjo dhunë kuazi-ligjore përfaqëson një lloj spastrimi etnik ‘të butë’, qëllimi i të cilit nuk është eliminimi i një pakice, por margjinalizimi i saj”, shkroi Prelec në rrjetin social “X”.
Njoftimi erdhi në përgjigje të një postimi në Twitter nga Browning Jones, i cili deklaroi se qeveria e Kosovës kishte dëbuar njerëz nga apartamentet që i kishte shpallur të paligjshme, me arsyetimin se qiramarrësit ishin refugjatë.
“Qeveria e Kosovës tani po i dëbon njerëzit nga shtëpitë e tyre, duke pretenduar se apartamentet janë të paligjshme. Njerëzit që jetojnë atje janë refugjatë”, shkroi ajo.

