Connect with us

Politike

Premtimi i Ramës për BE/ Shehaj: Fondet për fermerët i vodhi dhe të korruptuarit i bëri deputetë

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në takimin elektoral të zhvilluar në Berat, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, deklaroi se kryeministri Edi Rama flet për Bashkimin Evropian, por në fakt në qeverisjen e tij u vodhën 130 mln euro fonde të dedikuara për fermerët nga BE.

Shehaj tha se Evropë për Ramën do të thotë “para” dhe vjedhja është modeli i tyre.

“Ca është bërë me paratë që duhet të shkonin për fermerët. Ishin parashikuar 130 mln euro. Për këto para fliste Rama sot në mëngjes. Erdhën paratë nga BE dhe i morën kryetarët e bashkive, familjarët  e tyre. Nuk ka shembull më të mirë se ata janë aty për tu pasuruar. Dhe 100 mln euro që do të sillte Be, nuk i disbursuan. Duan thjesht të vjedhin”, tha Shehaj.

Më tej kreu i “Mundësisë” akuzoi Ramën se në listat e kandidatëve për deputetë, ka caktuar emra që janë në hetim nga SPAK për korrupsion.

 

 

Agron Shehaj: E kemi kuptuar që i kemi të gjithë kundër, kjo na tregon se jemi në drejtimin e duhur.

Ne nuk dorëzohemi, kjo është gjë e duhur dhe nuk na ndaloni dot. Rama thonte se Evropë dmth para. Nuk ka shembull më të  mirë sa të kuptosh modelin e tyre, vjedhjen. Ca është bërë me paratë që duhet të shkonin për fermerët.

Ishin parasgikuar 130 mln euro. Për këto para fliste rama sot në mëngjes. Erdhën paratë nga BE dhe i morën kryetarët r bashkive, familjarët  etyre. Nuk ka shembull më të mirë se ata janë aty për tu pasuruar. Dhe 100 mln euro që do të sillnin, nuk e disbursuan. Duan thjesht të vjedhin.

Këta të korruptuar i ka bërë deputetë. Listat janë plot me njerëz në hetim nga SPAK.

Advertisement