Aktualitet
Premtonte certifikatë pronësia kundrejt parave, GJKKO jep vendimin për Hamza Tolën
Ish shoferi në Drejtorinë e Burgjeve, Hamza Tola është dënuar me 2.3 vite burg. Ai merrte para duke i premtuar personave të ndryshëm se do t’i mbaronte punë, pasi kishte akses dhe njohje në shtet.
Tola u ndalua pas denoncimeve në një emisionin investigativ, ku ai i mori 3 mijë euro një qytetari për legalizimin e një hoteli në qytetin e Sarandës.
Ai u kishte premtuar edhe personave të tjerë për lagalizime objektesh, pasi kishte lidhje të forta në hipotekën e Sarandës.