Connect with us

Kosova

Prenkaj për vizitën e shefit të CIA-s: Albin Kurti në grupin e djemve problematikë! Kosova, jo koordinim me SHBA

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, përmbylli vizitën e tij dyditore në Kosovë, pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë me krerët shtetërorë dhe udhëheqësin e inteligjencës kosovare.

Mëngjesin e 23 gushtit, për rreth një orë ai mbajti takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ambasadori Albert Prenkaj, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, komentoi takimin mes shefit të CIA-s me Kurtin.

Ai u shpreh se vizita ishte jo për mirë, ndërsa shtoi se shefi i CIA-s tërhoqi vëmendje qeverisë së Kosovës, për shkak së nuk është duke vepruar në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sakaq ai bëri një krahasim, ku tha se Kurti është futur në grupin e djemve problematikë.

“Kurti është duke kryer veprime jo të koordinuara me perëndimin. Vetë fakti që Kurti ka hyrë në klubin e djemve problematikë… dëmet Kosovës i janë bërë. Kosova ka marrë pjesë në bllokimin e negociatave me Serbinë.

Me retorikën e saj bie në kurthin e Vuçiç. Kosova nuk ka koordinim me miqtë e saj dhe kjo shkakton kërcënime diplomatike. Flitet për ftohjen e marrëdhënieve me SHBA-të, Brukselin. Këtë javë kemi pasur temën e urës, e natyrës teknike.

Kosova është kthyer në një partner jo i besueshëm, nxjerr tema që shkaktojnë bllokime. Kemi tashmë një dialog të bllokuar dhe fajin nuk ia lanë Vuçiç. Vuçiç është një ujk i vjetër. Kërcimi i tangos kërkon dy vetë dhe këtu marrin pjesë të dy, Kurti dhe Vuçiç.

Kosova nuk vizitohet nga figurat të larta, pasi është e vetizoluar. Vizita e shefit të CIA-s është jo e mirë për mendimin tim. Vjen për tërhequr vëmendjen për moskoordinim dhe bllokim të çdo gjëje.”, u shpreh ambasadori.

Ndër të tjera Prenkaj foli për stërvitjet e Aleancës Ushtarake, ku tha se “NATO ka filluar përgatitjet dhe bën stërvitje të rregullta nga Baltiku deri në Kosovë. Këto stërvitje tregojnë gatishmëri dhe përkushtimin e NATO-s për të siguruar dhe mbrojtur interesat e Kosovës.

Ne radhitemi në linjë me NATO-n. Kjo qeveria mbase do e kuptojë se një lojë sovraniste karshi një rreziku permanent… duhet të kuptohet dhe mbyllet ky kapitull i eksperimentimit.”

Advertisement