Connect with us

Kosova

Presheva në xhepin e pasëm/ ‘Albin Kurti harron premtimin për Luginën’

Marrëveshja drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është pranuar zyrtarisht të hënën nga kryeministri Albin Kurti, nuk i përmend fare shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ndonëse Kurti ishte zotuar se marrëveshja do parashihte reciprocitet në të drejta në mes të veriut të Kosovës me Luginën, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pranimi planit të BE-së nga kryeministri Albin Kurti ka nxitur reagime të shumta.

Përveç mungesës së njohjes reciproke në këtë plan, kryeministri Kurti është kritikuar edhe për mos përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në marrëveshjen e cila po njihet si “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ndonëse Kurti ishte zotuar se shqiptarët e Luginës do të jenë pjesë e marrëveshjes, në dokumentin e publikuar nga BE-ja ata nuk përmend askund.

Kjo i ka revoltuar disa përfaqësues politik të Luginës.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se ky është një mashtrim që kryeministri Albin Kurti iu ka bërë shqiptarëve të Luginës.

Kjo është shkelje e premtimit edhe ndaj votuesve të tij, sepse ai vazhdimisht ka thënë se nuk do kete negociata dhe nuk do kete as Zajednivcë”, ka thënë Arifi.

Mospërfshirja e shqiptarëve të Luginës në marrëveshjen e Brukselit ka nxitur reagime edhe në Kosovës.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se albin Kurti e ka lënë pas shpine Preshevën

Advertisement