Rajon
Presheva ‘shkon’ në Beograd/ Hill: Kuptoni cfarë kërkoni
Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill tha se do të shohë se çfarë mund të bëjë lidhur me adresimin e problemeve të shqiptarëve në Serbi.
Diplomati amerikan ka thënë se në takimin që ka zhvilluar me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin, është njoftua detajisht rreth sfidave të qytetarëve në Luginën e Preshevës.
“Do kthehem në Beograd dhe më lini të mendoj dhe të shoh se si mund të jem i dobishëm por mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të kenë të qartë çfarë kërkojnë”, ka thënë ai.
Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori amerikan u shpreh se takimet e Ohrit kanë dhënë rezultate shumë të mira që do të ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë