Connect with us

Kosova

Presidenca e Kosovës ‘korrigjon’ deklaratën e Osmanit

Presidenca e Kosovës ka ‘korrigjuar’ deklaratën e presidentes kosovare, Vjosa Osmani, rreth “çmontimit të mbi 900 bandave kriminale” në pesë vitet e fundit në vend, duke theksuar se ajo i është referuar rasteve të regjistruara, kryesisht në pjesën veriore të territorit, jo numrit total të bandave kriminale në kuptimin e ngushtë të fjalës.

“Në fakt, është menduar për raste e jo për numër bandash. Siç e dini, disa banda serbe të veriut kanë qenë të involvuara në qindra raste të veprave penale”, thuhet në kumtesën e presidences kosovare, pas valës së reagimeve në opinionin publik.

“Në asnjë moment presidentja nuk e ka paraqitur Kosovën si vend të krimit, por si vend të rendit e ligjit dhe si vend ku respektohen në vazhdimësi vlerat evropiane të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Ndryshe, deklarata e Osmanit ka nxitur reagime, kryesisht për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të përmendur. Për ta vendosur këtë në perspektivë, edhe në disa prej shteteve me shkallë të lartë kriminaliteti, statistikat nuk arrijnë këtë shifër.
Advertisement