Kosova
Presidenca përplaset me Vuçiç: Kanë ndryshuar kohët
Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Blerim Vela ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili tha se mban pak shpresa për një marrëveshje normalizimi me Kosovën me pushtetin aktual në Prishtinë.
Në një përgjigje dedikuar presidentin serb, Vela ka thënë se ka kaluar koha kur Beogradi vendoste se kush drejton institucionet e Kosovës.
“Vuçiç aludon se me një lidership tjetër në institucionet e Kosovës, ai do të mund të arrinte normalizimin. Megjithatë, koha kur Beogradi vendoste se kush drejtonte institucionet e Kosovës ka kaluar”, ka shkruar Vela, duke shtuar se “Përpjekja e Vuçiçit dhe Radoiçiçit për të destabilizuar institucionet e Kosovës do të pengohet dhe ndalet”