Bota
Presidenti amerikan probleme shëndetësore, do t’i nënshtrohet një…
Presidenti amerikan, Joe Biden do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje dentare. Mediat e huaja raportojnë se sipas mjekut të Biden ndërhyrja do të bëhet në Shtëpinë e Bardhë.
Mjeku i Bidenit, Kevin C. O’Connor njoftoi se presidenti i SHBA-së kishte shqetësime nga një dhëmbë në anën e djathtë të nofullës së poshtme, që ishte trajtuar pjesërisht.
Shtëpia e Bardhë tha se Biden nuk do t’i nënshtrohet anestezisë së përgjithshme dhe se amendamenti 25 i Kushtetutës amerikane nuk do të përdoret. Ky amendament, i miratuar më 1967, ka të bëjë me zëvendësimin e presidentit kur ai është i paaftë të kryejë detyrën.