Politike
Presidenti Bajram Begaj dekreton ligjin për Amnistinë Penale
Presidenti Bajram Begaj ka firmosur ditën e sotme dekretin “Për dhënien e Amnistisë Penale”.
“Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, firmosi sot dekretin nr. 139, datë 09.04.2024, “për shpalljen e ligjit nr. 33/2024 “Për dhënie amnistie”.”– thuhet në njoftim.
Projekti ligji u miratua me 110 vota në parlament të enjten e shkuar. Nga ky projektligj pritet të përfitojnë rreth 700 të dënuar.