Connect with us

Rajon

Presidenti Biden letër Vuçiçit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç me rastin e 15 shkurtit ditës së pavarësisë së Serbisë.

Në letërBiden shkruan se SHBA-ja e mirëpret faktin se Serbia e ka përkrahur propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Sipas presidentit amerikan, një propozim i tillë do të kontribuojë në krijimin e një të ardhme me paqësore për rajonin.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën nën patronazhin e BE-së. Ne mirëpresim mbështetjen tuaj për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim, i cili do të kontribuojë në krijimin e një të ardhmeje të begatë për rajonin”, ka shkruar Biden

 

Advertisement