Connect with us

Bota

Presidenti Erdogan sinjalizon reformë kushtetuese për Turqinë

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan bëri thirrje sot për reformë gjithëpërfshirëse kushtetuese, duke pohuar se ka ardhur koha që Turqia të shkojë përtej kushtetutës së saj aktuale.

“Si parti, si Aleancë Popullore dhe si degë ekzekutive, jemi të sinqertë dhe të vendosur në këtë çështje”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e hapjes së “Viti Gjyqësor 2024-2025” në kryeqytetin Ankara.

Ai theksoi gjithashtu angazhimin e qeverisë për përgatitjen e një kushtetute të re që do ta drejtojë vendin në të ardhmen pa bërë asnjë dallim. Për më tepër, Erdogan paralajmëroi kundër rritjes së urrejtjes dhe politikës përçarëse, duke u kërkuar aktorëve politikë të pranojnë se strategji të tilla nuk i sjellin dobi demokracisë apo kombit tonë dhe bëri thirrje për një zhvendosje drejt diskursit politik më konstruktiv.

Duke folur mbi prioritetet gjyqësore të administratës së tij, Erdogan theksoi rëndësinë e një sistemi drejtësie të parashikueshëm dhe të orientuar drejt zgjidhjes” që funksionon brenda kornizave kohore të arsyeshme”. Ai vuri në dukje se këto elemente do të jenë një fokus kyç për të ecur përpara.

“Ne nuk i kemi lejuar dhe nuk do t’i lejojmë ata që përpiqen të zëvendësojnë parimin e shtetit ligjor me ligjin e të fuqishmëve”, nënvizoi Erdogan.

Komentet e presidentit janë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të formësuar “Shekullin e Turqise”, një vizion që ai e përshkruan si të përqendruar në sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie që është i drejtë, i besueshëm dhe efikas.

Advertisement