Rajon
Presidenti serb mohon mundësinë e sanksioneve kundër Rusisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka hedhur poshtë mundësinë e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë. Ai hodhi poshtë deklaratën e bërë nga Ministri serb për Çështjet Evropiane Nemanja Staroviç.
Vuçiç deklaroi se Serbia vazhdon politikën e saj parimore të neutralitetit, të cilën nuk e pëlqente askush, as ata në Perëndim dhe as ata në Lindje.
“Ne po ndjekim politikën tonë, e cila bazohet në parime, jo në atë nëse na pëlqen diçka apo nëse diçka na përshtatet në një moment të caktuar”, tha presidenti serb.
Udhëheqësi hodhi poshtë deklaratën e Ministrit për Çështjet Evropiane Nemanja Staroviç, duke thënë se ai kishte folur pa kujdes. Vuçiç theksoi se Serbia nuk do të vendoste sanksione kundër Moskës.
“Më vjen keq që disa nga miqtë tanë në median ruse mezi presin të gjejnë diçka për të kritikuar Serbinë, dhe më vjen keq që kemi shumë njerëz në arenën tonë politike të brendshme që janë më të shpejtë në mbrojtjen e rusëve sesa do ta mbronin ndonjëherë Serbinë. Duhet t’i zhgënjej të gjithë: Serbia nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë”, tha ai.
Kohët e fundit, Ministri serb për Çështjet Evropiane, Nemanja Staroviç, tha se vendi nuk i mbështet sanksionet e BE-së kundër Rusisë, sepse ato ndikojnë në ekonominë e saj më shumë sesa në Moskë.

