Connect with us

Bota

Presidenti turk dhe ai holandez takim “kokë më kokë”, zbardhen temat e diskutimit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri holandez, Dick Schoof, kanë diskutuar lidhjet dypalëshe midis dy kombeve, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimit e Turqise, presidenti Erdogan takoi kryeministrin Schoof gjatë vizitës së tij në Budapest në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Presidenti Erdogan në takim deklaroi se po bëhen përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet Turqi-Holandë, për të rritur vëllimin tregtar dhe për të pastruar mundësitë e bashkëpunimit në çdo fushë, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, transformimit të gjelbër dhe digjital, si dhe energjisë”, tha drejtoria turke.

Presidenti turk tha se vendi i tij po punon drejt synimit të saj për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian (BE), duke theksuar se rigjallërimi i procesit dhe përditësimi i Unionit Doganor do të ishte në interes të të dyja palëve.

Ai po ashtu tha se Ankaraja po punon për të siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në të gjitha zonat e krizës në mbarë botën, veçanërisht në Ukrainë, Palestinë dhe Liban.

Erdogan gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të komunitetit global për të ndaluar përhapjen e agresioni izraelit.

Advertisement