Kosova
Presioni i Berlinit, dorëzohet Kurti…lejon produktet serbe të hyjnë në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme ka ndryshuar masën e sigurisë nga kufizimi te kontrolli i shtuar ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdare, me justifikimin sic theksoi ai, “deri sa të na vijnë skanerët”.
Sipas tij, në momentin kur te arrijnë skanerët, atëherë ato do vendosen në të gjitha pikat kufitare. Por derisa të vijnë, Qeveria do mbajë të hapur vetëm pikën kufitare në Merdare, e cila sipas Kurtit, “do ta ketë kontrollin e shtuar”.
“Në shtatë ditët në vijim kemi dy zhvillime te rëndësishme, është mbledhja e CEFTA-s dhe Samiti i Procesit të Berlinit. Pas këtij ndryshimi presim të kemi sukses të plotë në ted y keto organizime” – deklaroi Kurti
“Masat tona janë masa të sigurisë, nuk kanë qenë asnjëherë tregtare. Në dy vitet e fundit Serbia ka sjellur dy herë ushtrinë e saj afër kufirit të Kosovës. Kemi pasur gjithashtu eshe konfiskime ne armatim” – potencoi kryeministri
Lidhur me sa me siper, Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka thënë se vendimi i Kosovës për heqje të ndalesës për mallrat e Serbisë në njërën prej pikave kufitare, ka larguar tensionin që ka ekzistuar për një kohë të gjatë mes fqinjëve, duke përmendur veçanërisht produktet ushqimore dhe ilaçet.
Kjo lëvizje e Qeverisë së Kosovës vjen pas këmbënguljes së Gjermanisë se ndalimi i importit të mallrave nga Serbia dëmton Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe Procesin e Berlinit – platformë jo-formale e politikës së BE-së që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Është përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila e ka vënë në pah fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë gati për marrëveshje, nuk mendojmë që kompromiset janë të këqija, sidomos nëse krijojnë kushte më të mira për serbët në Kosovë dhe Metohi”, ka deklaruar kryeministri serbe, i cili ndodhet në Shkup.
Kujtojme se Qeveria e Kosoves e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia më 15 qershor të vitit të kaluar, një ditë pasi forcat serbe kishin arrestuar tre policë të Kosovës.