Kronike
Preu këmbën teksa punonte, ndërron jetë i moshuari (EMRI)
Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka prerë aksidentalisht këmbën me troko. Pëllumb Dollani nga Berati ka ndërruar jetë dy ditë më parë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ishte nisur me urgjencë nga Spitali Rajonal i Beratit.
Ndonëse në moshë, ai vijonte punën e tij si murator. Mësohet se gjatë një pune private në një banesë në periferi të qytetit, ai ka prerë aksidentalisht këmbën me troko. Si fillim është transportuar drejt spitalit të Beratit, dhe më pas drejt Spitalit të Traumës.
Mësohet se Dollani gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin e Traumës në Tiranë.