Kronike
Prezantohet projekti i Portit të Durrësot
Kryeministri Edi Rama së bashku me zv.kryeministren Belinda Balluku kanë prezantuar këtë të hënë në pallatin e brigadave, projektin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.
Kryeministri Edi Rama tha se 46% e këtij projekti do të financohet nga qeveria, ndërsa pjesë tjetër do të jepet me PPP.
Gjithashtu kreu i qeverisë e cilësoi Portin e Durrësit si një nga nyjet më të rëndësishme strategjike jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë rajonin në shkëmbimet tregtare.
Zv.Kryeministrja Belinda Balluku u shpreh se kompleksi portual Durrës-Porto Romano do të mbulojë nevojat jo vetëm të Shqipërisë pore dhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriu për 4 dekadat e ardhshme.
Ministri I infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu, tha se synimi I portit të durrësit është të kthehet në epiqendër për grumbullimet tregtare në të gjithë rajonin, dhe se do sjellë përfitime të shumta ekonomike si për shqipërinë ashtu dhe për Kosovën.