Connect with us

Politike

Primaret, Çollaku: Nëse shihet si luftë klasash brenda llojit, do të jetë një moment shumë i rrezikshëm për PD

Deputeti Kreshnik Çollaku ka analizuar procesin e primareve dhe efektin që kjo do të ketë në Partinë Demokratike.

Çollaku e quajti në një farë mënyrë kohën e harxhuar për Primaret, “kohë të humbur” pasi sipas tij ajo mund të shfrytëzohej për të bërë opozitën kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës.

“Jemi në një situatë ku me përpjekje të jashtëzakonshme po bëjmë përpjekjet për të bashkuar pjesët që na u ndanë dhe të shkojmë në zgjedhje me një front të bashkuar.

Nëse ky proces shihet si luftë klasash brenda llojit, do të jetë një moment shumë i rrezikshëm për PD dhe do të rrezikojë suksesin e PD.

Duhet një proces shumë i pjekur politikisht. Është një proces me shumë sfida, në vend të jemi në një fushatë me kundërshtarin jemi me njëri-tjetrin.

Kjo kohë mund të ishte shfrytëzuar për të bërë opozitë dhe për të bërë opozitën kundër Ramës”, tha ai në “News 24”.

Advertisement