Kronike
‘Primaret në 72 degët e PD

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi deklaroi sot se primaret do të zhvillohen në 72 degët e Partisë Demokratike.
Ajo tha se çdo qytetar mund të regjistrohet si simpatizant në afatet e përcaktuara dhe të vendosë të votojë për kandidatin për qytetar të parë në bashkinë ku jeton.
Vokshi është pyetur se me çfarë parash janë duke u zhvilluar primaret duke qenë se “financat” aktualisht janë në dorë të grupimit të Alibeajt dhe sipas saj shpenzimet për këtë proces janë minimale dhe se i kanë marrë përsipër vetë degët.
Ndwrkaq Anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike Eno Bozdo deklaroi se në primaret e PD do përcaktohen dy elementë të rëndësishëm

