Connect with us

Bota

Princi Harry niset drejt Britanisë së Madhe për të parë Mbretin Karli III

Princi Harry do të kthehet në Britaninë e Madhe për të parë Mbretin Karli III pasi monarku i tha personalisht se ai ishte diagnostikuar me kancer, raporton BBC.Duka i Sussex foli me mbretin për diagnozën e kancerit me të cilën ai u diagnostikua së fundmi dhe do të udhëtojë në Britaninë e Madhe për ta parë atë në ditët në vijim, raportoi BBC .Kujtojmë se Buckingham Palace njoftoi këtë të hënë se monarku britanik vuan nga kanceri, por nuk tha se çfarë lloji. U theksua vetëm se nuk bëhej fjalë për kancer të prostatës, duke qenë se Karli III ishte trajtuar për zmadhimin e prostatës ditët e fundit, pasi gjendja e tij beninje u zbulua më 17 janar.Më 26 janar, mbreti u shtrua në Klinikën e Londrës, i njëjti spital ku Kate Middleton po shërohej nga operacioni abdominal. Pas tre ditësh qëndrimi në spital, ku po shërohej nga operacioni, dhe disa vizitave nga Mbretëresha, Karli u largua nga spitali. Ai nuk do të kryejë detyra publike, por do të vazhdojë me punët e qeverisë dhe letrat zyrtare në prapaskenë.Harry është përplasur vazhdimisht dhe publikisht me familjen e tij, duke përfshirë pretendime shumë të pafavorshme për ta në kujtimet e tij, The Reserve, botuar vitin e kaluar.

Advertisement