Connect with us

Kosova

Prishtina nuk do të heq dorë kurrë, Milovan Dreçun për planet e Kurtit

Ish kreu i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka deklaruar se “Prishtina nuk do të heq dorë nga zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore për suspendimin e dinarit, ndërsa në bisedimet teknike, nuk po tregon gatishmëri për kompromis”.

Sipas tij, problemi i përdorimit të dinarit po shfrytëzohet nga Prishtina që të detyroj Serbinë që të arrihet marrëveshje mes dy Bankave Qendrore përkatëse.

Nuk besoj se Prishtina do heq dorë nga zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore për ndalimin e përdorimit dhe pagesave me dinarë, shqetësuese është se edhe në takimet në bisedat teknike në Bruksel nuk ka treguar gatishmëri për zgjidhje kompromisi rreth kësaj çështje”, ka thënë Drecun duke theksuar

“Mendoj se problemi kyç është se Prishtina po përpiqet të shfrytëzojë situatën e krijuar për të detyruar Serbinë të arrihet marrëveshje në nivelin e dy bankave qendrore, kjo do të ishte lloj i marrëveshjes ndërshtetërore, që për Serbinë është e papranueshme, sepse Kosovën nuk mund ta trajtojmë si shtet”

Milovan Drecun ka kujtuar se sipas parimeve të marrëveshjes së Brukselit, Beogradi ka të drejtë të financoj bashkësinë e komunave serbe, ndërsa sipas marrëveshjes së planit franko-gjerman po ashtu parashikohet mundësi e financimit të vetëqeverisjes lokale në komunat me shumicë serbe.

 

Advertisement