Connect with us

Aktualitet

Priste radhën prej 4 orësh, mjeku kërcënon pacientin

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në spitalin rajonal të Durrësit mbrëmjen e djeshme. Një mjek ka kërcënuar pacientin, i cili po priste radhën për katër orë të tëra për të kryer një skaner.

Kur ky i fundit ka pyetur doktorin se përse kishte aq shumë radhë dhe nëse do të mund të merrte shërbimin e nevojshëm, mjeku i është përgjigjur keq duke e kërcënuar.

Mjeku i ka thënë pacientit se mund të hiqte bluzën që të dilnin të kishin një konflikt fizik jashtë spitalit. Pacientët e tjerë që po prisnin radhën kanë filmuar ngjarjen dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale.

Në video duket së mjeku i identifikuar si Erzen Doçi, ka kërcënuar pacientin i cili prej 4 orësh priste shërbimin në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas dëshmitarëve mjeku ka qenë nën efektin e alkoolit. Sakaq nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me rastin në fjalë.

Advertisement