Connect with us

Kronike

Problematiku i fshatit/ Zbardhet dëshmia e 47-vjeçarit që i shpërtheu makina

Një shpërthim ka ndodhur në makinën e një personi në orët e para të mëngjesit në Mirditë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05 në fshatin Malaj, në oborrin e banesës së Ledovik Syziu, i cili sapo ka ndezur automjetin, në pjesën e pasme ka ndodhur një shpërthim.

Për pasojë ai është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën. Edhe pse nuk ka asnjë precedent penal, bëhet me dije se 47-vjeçari Ledovik Syziu njihej si problematik ne fshatin e tij.

Për këtë policia po heton nëse ka patur ndonjë konflikt të kohëve të fundit ndërmjet tij dhe ndonjë banori të zonës. Ndërkohë në dëshmine e dhënë pasi ka marrë ndihmën mjeksore, Syziu ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet.

Advertisement