Connect with us

Aktualitet

Probleme me pajisjet e identifikimit elektronik në disa qendra

Pavarësisht se qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00, në disa KZAZ nuk ka nisur ende procesi i votimit për kryebashkiakët e rinj. Pas problemeve të raportuara më herët për shkollën ‘Petro Nini Luarasi’, ku nuk punon pajisja e identifikimit, problematika të tilla janë hasur dhe në Elbasan, Shkodër dhe në disa qendra të Durrësit.

Po ashtu, probleme me pajisjen është raportuar dhe në Lezhë, ku në zaz 12/nr 737 nuk ka filluar votimi, ndërkohë e njëjta situatë paraqitet dhe në disa qendra të Fierit.

Gazetarët e News24, që janë në terren, kanë raportuar problematikat që pengojnë qytetarët për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

Advertisement