Sport
Probleme te Juventus-i, Kenan Yildiz drejt shitjes

Burimet italiane pohojnë se Juventus-i mund të detyrohet të shesë Kenan Yildiz-in në verë nëse humbet një vend në Champions League dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë tashmë kanë refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh nga Chelsea.
Juventus-i dhe talenti i tyre, Yildiz, mund të ndahen në verë nëse bardhezinjtë nuk arrijnë të kualifikohen në Champions League këtë sezon.
Objektivi minimal i klubit është të përfundojë në top katërshen e Serie A, pasi pjesëmarrja në garat elitare të Evropës jep të paktën 65 milionë euro për sezonin 2025-26.
Juventus-i është larg sigurimit të një vendi në Champions League, pasi qëndron në vendin e katërt me pikë të barabarta me Lazio-n, por kërcënimet edhe nga Fiorentina, Milan dhe Bologna janë aty.
Mungesa e një kualifikimi në Champions League mund të ketë pasoja për aktivitetet e transferimit të Thiago Motta-s dhe Juventus-it.
Si “Tuttosport” ashtu edhe “Gazzetta dello Sport” raportuan të premten se bardhezinjtë do të konsideronin shitjen e Yildiz-it për të paktën 80-90 milionë euro nëse nuk arrijnë të vënë duart në paratë minimale të kualifikimit në Champions League.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventus-i tashmë ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh të Chelsea-t për Yildiz-in verën e kaluar.
“Tuttosport” shton se talenti turk nuk është plotësisht i kënaqur me rolin e tij në ekip pasi është i detyruar të ketë detyra mbrojtëse duke luajtur si anësor i majtë.
Për më tepër, ai i nisi dy ndeshjet e fundit në stol dhe u qortua nga Motta të mërkurën teksa filloi të ngrohej në një ndeshje të Champions League-s kundër PSV-së.
“Tuttosport” konfirmon se Yildiz dhe babai-agjenti i tij po shqyrtojnë opsionet e tyre për të ardhmen.
Është raportuar tashmë se përfaqësuesi i sulmuesit është takuar me agjentin e fuqishëm Jorge Mendes në fillim të këtij muaji.

