Connect with us

Aktualitet

Prodhojmë dështime/ Analisti gjerman për BE-në dhe asociacionin

Takimi i 27 shkurtit në Bruksel ka prodhuar një situatë të paqartë rreth asaj se kush dhe çfarë ka pranuar. Dikush e interpreton edhe si pranim për themelimin e Asociacionit, dikush tjetër thotë që Albin Kurti ka pranuar vetëm planin franko-gjerman pa Asociacion duke e argumentuar edhe me faktin që Vuçiç ka refuzuar që të nënshkruaj. Por çfarë prodhoi në të vërtetë takimi i gjatë i të hënës në Bruksel dhe kush çfarë pranoi.

Edhe analisti gjerman Bodo Weber thotë se deklarimet e Borell, Kurtit dhe Vuçiç kanë prodhuar vetëm konfuzion. Sipas tij, ajo që ka ndodhur në kryeqytetin e dialogut mund të përkufizohet me sloganin e vjetër që “asgjë s’është arritur derisa s’ka një marrëveshje për gjithçka”

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi e kanë përsëritur se marrëveshjet e kaluara duhet të implementohen. Si Brukseli ashtu edhe Washingotni kanë specifikuar se çështja e themelimit të Asociacionit është e karakterit urgjent. Megjithatë duket që kjo çështje do të krijojë telashe edhe në ditët në vijim për negociatorët dhe përkrahësit.

Weber është shprehur se duket që ka mospajtime të qarta mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin dhe jo vetëm për afatet kohore të themelimit.

Eksperti gjerman tha gjithashtu se Brukseli vetëm sa i ka zhvendosur negociatat për Asociacionin tek bisedimet që do të bëhen për aneksin e implementimit, në mënyrë që të deklarojnë një lloj progresi.

Ai theksoi se s’është optimist se do ketë pajtueshmëri për Asociacionin në negociatat që do të zhvillohen gjatë marsit.

Advertisement