Connect with us

Pinknews

Produksioni tenton ta provokojë Luizin, ja si reagon ai

Qe nga fillimi i  “Big Brother VIP Albania”, Luizi ishte banori fitues dhe i preferuari i publikut. Për këtë disa herë u munduan t’ia “zhysin” imazhin atij përmes historive të kaluara. Bledi ishte ai që jashtë “BBVA” kishte komentuar lojtarin, të cilin e kishte quajtur edhe bixhozgji.

Së fundi, produksioni u ka shfaqur disa foto finalistëve për t’i komentuar se çfarë përjetojnë kur i shohin ato.

Një nga fotot ishin letrat e bixhozit. Duket se produksioni ka menduar ta provokojë lojtarin e preferuar të publikut.

Por, Luizi e ka tejkaluar bukur këtë, teksa u përgjigj shkurt: T’i kishim pasur një palë të luanim.

Advertisement