Connect with us

Kosova

Profesori akuzon: Vuçiç mbron politikën e turpit në historinë e Serbisë

Ashtu si Vojisllav Shesheli, Sllobodan Millosheviçi, Karagjiçi e Mlladiçi mbrojtën politikën e viteve 1990 në Hagë, edhe presidenti aktual i Serbisë Aleksander Vuçic është duke mbrojtur të njëjtën politikë, një politikë fatale, politikën më të turpshme në historinë e Serbisë.

Kështu vlerëson Drashko Bjelica, profesor në pension i Fakultetit Filozofik të Nishit pak ditë pasi Vuçiç njoftoi se javën e ardhshme në Nju Jork do të bëjë thirrje për mosmiratimin e rezolutës së Srebrenicës.

“Po të ishte student kaq i mirë, pse nuk e zgjodhën asistent, do të kishin bërë një vepër të mirë, do ta kishin shpëtuar Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Serbisë” – tha Bjelica, i cili ishte serbi i parë që foli për krimet e luftës në vitet 1990.

Pavarësisht pretendimeve të ndryshme të qeverisë aktuale serbe, në tekstin e propozuar të Rezolutës, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit për gjenocidin e kryer ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, nuk përmendet asnjë lloj përgjegjësie e asnjë kombi apo shtetit, por, ndër të tjera, bëhet thirrje për dënimin pa rezerva të gjenocidit dhe dënon veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

“Edhe pse jeni besimtarë, politikanë, pushtetarë, gazetarë, sportistë, artistë, shkencëtarë, filozofë, jini njerëzorë! Kjo që po bëni është blasfemi?! Askush perms rezolutes nuk e komprometon kombin si nacionalitetet, besimtarët e fesë, gazetarët e gazetarisë, shkencëtarët, artistët e artit, filozofët e filozofisë… Gjithçka ne Serbi është shurdh e verbër, vetëm mendja sheh dhe dëgjon gjithçka” – deklaroi Drashko Bjelica

Advertisement