Connect with us

Kosova

Profesori amerikan, Kurtit: Rritja e tensioneve i konvenon Rusisë dhe Serbisë

Edward Joseph, ligjërues në Shkollën për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në “Johns Hopkins” në Uashington, teksa ka komentuar mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit dhe mbylljen e postave serbe në Veri, ka thënë se rritja e tensioneve i konvenon Rusisë dhe Serbisë.

“Rritja e tensioneve i përshtatet interesave të Rusisë dhe Serbisë. Veprimet provokuese e bëjnë situatën shumë më të vështirë për serbët etnikë që t’i bashkohen institucioneve të Kosovës dhe të bëhen pjesëmarrës aktivë në demokracinë e vensit”- ka shkruar shkroi ai platformën X.

Po ashtu, Joseph ka rikujtuar një shkrim autorial të kryeministrit Albin Kurti të publikuar ditë më parë në gazetën amerikane “The New York Times” ku kryeministri kosovar flet për paqen si një punë e vështirë dhe dinamike që duhet të ruhet.

“Interesat strategjike të Kosovës qëndrojnë në ecjen përpara drejt NATO-s duke mos e lënë vendin si protektorat të përhershëm të NATO-s.”- ka theksuar Joseph.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka paralajmëruar në një konferencë për shtyp se mund të rëndohen masat ndëshkuese të vendosura kundër Kosovës një vit më parë për shkak të “veprimeve të pakoordinuara” të lidershipit kosovar në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë inciativën për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Ndërkaq zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Matthew Miller, në një konferencë për shtyp të mërkurën deklaroi se administrata amerikane është e shqetësuar për “veprimet e pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës, duke vlerësuar ndër të tjera se “veprimet e pakoordinuara” rrezikojnë mbështetjen amerikane për rrugën euroatlantike të Kosovës.

Autorietet e Kosovës kanë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të territorit kosovar, të cilat vepronin ilegalisht në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – krahas inciativës dhe këmbënguljes për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Advertisement