Kosova
Profesori nga Beogradi: Politika e Millosheviçit është rikthyer në Serbi, tensionet pasojë e veprimeve të Vuçiçit
“Parimet e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviqit janë ende të pranishme në Serbi” – keshtu tha profesori universitar në Beograd, Ivan Videnoviq, teksa dhe shtoi se një politikë e tillë vetëm se është rikthyer në rrethana të reja ndërkombëtare dhe theksoi se tensionet në veri të Kosovës janë pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçic.
Në nje intervistë për ‘The Geopost’, Videnoviq shqyrtoi pozicionin e pakicave kombëtare në Serbi, veçanërisht në kontekstin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Të drejtat e popujve pakicë në Serbi janë shumë më të këqija se të drejtat e serbëve në vendet e ish-Jugosllavisë ku jetojnë si minoritete” – deklaroi ai duke shtuar se “Diskutimi prek edhe strategjitë e ndjekura nga qeveria serbe, duke trajtuar veprimet diplomatike dhe propagandistike të presidentit Aleksandar Vuçiq në lidhje me Kosovën dhe marrëdhëniet rajonale”
“Politika e Slobodan Millosheviqit në fakt është rikthyer në Serbi, duam apo s’duam, duhet ta pranojmë. Disa nga parimet themelore të politikës së Slobodan Millosheviqit janë ende të gjalla dhe të pranishme, dhe në një masë të mirë edhe vetë aktorët e ngjarjeve në të cilat ai ishte fajtori kryesor janë të pranishëm sot në publikun serb. Natyrisht, ajo politikë është rikthyer sot në rrethana të reja ndërkombëtare dhe me një vetëdije mjaft të qartë se mënyra e zbatimit të asaj politike ishte e keqe dhe joefektive… Nuk ka kurrfarë dallimi mes qeverisë dhe opozitës, të dyja qëndrojnë në pozicione identike” – deklaroi profesori serb dhe potencoi se Aleksandër Vuçiq është përgjegjës për ngritjen e tensioneve në veri të vendit.