Kosova
Profesori serb: Ja tentativa për të fshehur njohjen de facto të Kosovës
Profesori serb i Fakultetit të Arteve Dramatike, Ivan Medenica, në lidhje me iniciativën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë për rikthimin e detyrimit për të shërbyer në ushtri për katër muaj, vlerëson se është një marketing i pastër, sepse është e nevojshme që vazhdimisht të krijohet gjendje e jashtëzakonshme, aq më tepër që, siç beson ai, muajt e ardhshëm do të jenë kyçe për Serbinë, kur bëhet fjalë për vendime të rëndësishme politike.
“Kemi vite që jetojmë në një gjendje imagjinare të jashtëzakonshme, e cila është pjesë e asaj strategjie të krijimit të tensionit, frikës së rreme se jemi të kërcënuar nga ndonjë rrezik ushtarak, që gjeostrategjikisht nuk ka asnjë bazë që të ndodhë. Kjo eshtë pjesë e marketingut të mbajtjes së tensionit të vazhdueshëm në shoqëri, që të mos u kushtohet rëndësi problemeve reale, por vazhdimisht t’ju serviren probleme që nuk janë reale” – theksoi Medenica
Ai gjithashtu mendon se Serbia eshte në një periudhë qetësie para ngjarjeve kyçe dhe vendimeve te medha politike.
“Mendoj se po punohet për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Makineria mediatike e regjimit po mundohet ta maskojë me aq sa mundet, por nuk mendoj se do të mund ta maskojë në planin afatgjatë. Argumenti kryesor i presidentit serb Aleksander Vuçic është se ai nuk do nënshkruajë asgjë por Serbia e ka njohur Kosovën de facto.” – potencoi profesori serb