Connect with us

Kronike

PROFIL/ Rënia e “të fortit të Shkodrës”, Safet Bajri!

Pamjet e mëposhtme që shikoni janë të Safet Bajrit, gjatë shoqërimit nga RENEA në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas urdhër arrestit të lëshuar ndaj tij nga GJKKO, me kërkesë të SPAK.

Safet Bajri dyshohet për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Fatbardh Lici është vëllai i  Mustafa Lici dhe xhaxhai i Ibrahim Licit.

Bajri akuzohet edhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

h

dAi po hetohet edhe në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Mësohet se urdhër arrest është lëshuar edhe për Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij, Behar Bajri.

Safet Bajri, i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar ditën e sot me urdhër të SPAK.

Bajri është arrestuar nga Forcat Speciale të RENEA-s në banesën e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë.

Pas dërgimit në komisariatin e Shkodrës, Safet Bajri është nisur drejt Tiranë. Bëhet me dije se arrestimi i Bajrit lidhet me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

Safet Bajri në Blegjikë

Safet Bajri nuk është një emër i zakonshëm pavarësisht se ai nuk ka qenë një personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken.

Edhe pse Bajri konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri në kuadër të masës së sigurisë dhënë pas operacionit “Oaz”.

Asokohe, mediat belge akuzuan ministrin “e fiksuar me deportimet e të huajve”, duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja.

Safet Bajri u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.

Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. Mbi Bajrin rëndonte edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014.

Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

Në vitin 2018 në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), Emrah Plaku, Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç.

Këta persona, sipas policisë, ishin anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Operacioni “Oaz”

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi”. Ky operacion që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër.

Grupi kriminal “Bajri” u akuzua për prostitucion, trukime ndeshjesh, vrasje, gjobvënie, trafik droge dhe pastrim parash.

Gjykata belge e kishte dënuar me 9 vite burg. 3 vite burg Bajri i shleu në Bruksel dhe pjesën tjetër në qelitë e 302-shit në burgun e Reçit.

Ekstradimi i Bajrit drejt Belgjikës nuk u bë i mundur për shkak se dy vendet nuk kishin një marrëveshje për këtë çështje.

Gjithsesi dy shtetet njohin dënimet e dhëna në vendet reciproke dhe për këtë arsye Bajri e vuajti dënimin e tij në Shqipëri.

Në rast se GJKKO e provon se Safet Bajri ka marrë pjesë në vrasjen e Fatbardh Licit dhe në ngjarjet e tjera që kanë tronditur Shkodrën.

Ky do jetë dhe fundi i “mbretërisë” së klanit Bajri në kryeqytetin e Veriut, të përfolur për lidhjet me politikën biznesin dhe krimin.

ME INTERES NGA RRJETI

Advertisement