Connect with us

Aktualitet

PROFILET/ Kush janë estetistet që u arrestuan, reklamonin botoxin kontrabandë

Mildon Kumaraku, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj janë tre të arrestuarit nga Policia e Shtetit për futjen kontrabandë dhe injektimit tek pacientët të botoksit kontrabandë. Lënda që sillte dhe më pas magazinonte Mildon Kumaraku për klinikat estetike në Shqipëri ishte “Dermalax“, por edhe produkte të tjera që futeshin pa u çdoganuar në Shqipëri. Por edhe pse nuk diheshin shumë detaje për produktet, sërish Kumaraku i shiste nëpër klinika dhe pikërisht këto lëndë injektoheshin në trupin e klientëve.

Mahmuti nuk ka asnjë të dhënë lidhur me biznesin që ka ngritur, por ndryshe nga ajo Deisa Shehaj ka krijuar një profil të saj në rrjetet sociale.

PROFILET- Kush janë estetistet që u arrestuan, reklamonin botoxin

Deisa Shehaj

Pas arrestimit, të gjithë materialin që ka pasur në rrjetin social “TikTok” e ka fshirë, ndërsa në Instagram ka mbyllur llogarinë në mënyrë që të mos i rrjedhin fotot në media.

PROFILET- Kush janë estetistet që u arrestuan, reklamonin botoxin

Instagrami
PROFILET- Kush janë estetistet që u arrestuan, reklamonin botoxin

TikTok

Por në “bio” ka një përshkrim të punëve që ofron. E reja pretendon se është e specializuar si stomatologe, teknike qerpikësh, injektore, e të tjera shërbime që kanë të bëjnë me bukurinë. Për të gjitha klientet e saj ka lënë edhe një faqe uebi, e cila…nuk funksionon!

PROFILET- Kush janë estetistet që u arrestuan, reklamonin botoxin

Domain

Bashkë me tre të arrestuarit, tre të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 5 administratorë të tjerë të këtyre klinikave janë shpallur në kërkim.

Advertisement