Pinknews
Program investigativ/ Zbulohet emisioni që do moderojë Donaldi dhe Romeo
Ndërsa pritet që për më pak se një javë të nisë shtatori dhe rikthimi i shumë emisioneve televizive, po gëlojnë kudo thashethemet. Fillimisht, e kishte radhën Kiara Tito, e cila u përfol për moderimin e “Shqiptarët për shqiptarët” dhe më pas, për moderimin e “BBVK 3” .
Tanimë, është radha e binjakëve Veshaj që të jenë në qendër të thashethemeve. Media të ndryshme kanë raportuar se moderatorët do të prezantojnë “Fiks Fare”, programin investigativ, i cili trajton me nota sarkazme rastet flagrante që ndodhin në Shqipëri.
Megjithëse nuk ka një reagim, konfirmim apo mohim nga Romeo dhe Donaldi, sërish zërat vijojnë të shtohen.