Connect with us

Kosova

Prokuroria flet më 11 prill/ Dëgjimi i provave kundër Thaçit dhe të tjerëve

Dëgjimi i provave të prokurorisë në Hagë për çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të fillojë nga data 11 prill 2023. Kështu ka bërë të ditur kryetari i turpit gjykues, teksa dhe ka caktuar 1 prillin e vitit 2025 datë për mbylljen e çështjes së prokurorisë dhe se një tjetër konferencë përgatitore do të mbahet më datën 20 mars.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit lidhur me pretendimin për krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm dhe po qëndrojnë në paraburgim atje prej nëntorit të vitit 2020.

 

Advertisement