Kronike
Prokuroria italiane kërkon dënimin e Elvis Demçes: Mbreti gomorrës shqiptare në Romë
Prokuroria e Romës ka kërkuar dënimin me 21 vite burg në gjyqin që për trafikantin shqiptar të drogës Elvis Demçe, i akuzuar bashkë më katër persona të tjerë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzanit në 22 tetor 2020, i cili mbeti i plagosur.
“Është një grup me një profil me kapacitet shumë të lartë kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore”, tha prokurori Palazzi në sallën e gjyqit, i cili i kushtoi një pjesë të aktakuzës së tij Kostakurtës, duke e cilësuar atë si një “personazh shqetësues”.
Nuk ka nevojë të bëjë krime për arsye ekonomike, ka para dhe familje të mirë, nuk është i mjerë nga periferia, mund të bëjë një jetë të mirë, dhe përkundrazi ai bën krime për qejf, për shijen e tij personale, ai. vesh triko dhe gjuan”; siç rezultoi nga shkresat e hetimit, “ai është i pushtuar nga idetë e tij antidemokratike dhe e cilëson veten me krenari si fashist”.
Për Elvis Demçen, Costacurta është një nga njerëzit e tij të besuar. Ai e quan atë “xhelati”, “specialisti”.
Demçe, i lidhur në të kaluarën me Fabrizio Piscitelli, i njohur si Diabolik , lideri i Lazio Irriducibili i vrarë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, u arrestua së bashku me Costacurta dhe Corvesi në korrik të vitit të kaluar nga karabinierët e njësisë hetimore Ostia për plagosja e Marzanit.
Deshifrimi i disa bisedave të koduara me sistemin ‘Sky-Ecc’ dhe të përfshira në një server në territorin francez ishte thelbësor për hetimet nga ushtarët karabinierë, të koordinuara nga drejtoria e qarkut antimafia të Romës.