Connect with us

Shkrime

Prokuroria të hetojë këto fakte, Bytyçi për lidhjet e Radoiçiçit me…

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi fletarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiç, në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Megjithatë, ka dyshime mbi faktin se a do pranojë Serbia ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiç.

Dihet se, Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.E në lidhje me këtë çështje, foli profesori Enver Bytyçi.

Së pari, ai u shpreh se shteti serb tentoi ta mbrojë me çdo kusht liderin e terrorit në Kosovë, teksa dhe përgëzoi qasjen e liderëve dhe policisë së Kosovës.

“Milan Radoiçiç ishte organizatori i aktit terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit. Këtë e ka pohuar dy ditë pas ngjarjes vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pasi kishte patur një takim me Radoiçiç. Vuçiç, edhe pse e pranoi pjesëmarrjen (kuptohet drejtimin) e grupit terrorist në Banjskë të tij, sërish e morri në mbrojtje. Kur presidenti i dha mbrojtje e përkrahje, atëherë edhe gjykata e Beogradit i dha lirinë. Kësisoj Serbia u përpoq të mbrojë liderin e krimit terrorist në Kosovë, Radoiçiç

Por nuk ndodhi kësaj here kështu edhe me Kosovën. Drejtuesit e shtetit në Kosovë, veçmas presidentja dhe kryeministri Kurti, e treguan me gisht kryekriminelin e veriut të vendit. Ata ngritën zërin fuqishëm në të gjitha panelet dhe mediat ndërkombëtare. I dhanë prova pa fund bashkësisë euro-atlantike për rolin e Radoiçiç në aktin terrorist të 24 shtatorit. Ndërsa policia e Kosovës me profesionalizëm të lartë e identifikoi që ditën e parë rolin e tij” – deklaroi profesori. Po ashtu, Bytyçi tregoi arsyjen kryesore të dështimit të planit terrorist. Krahas kësaj, ai kërkoi që opozita të reflektojë dhe t’i pranojë sukseset e qeverisë dhe policisë.

“Ky zhvillim, profesionalizmi dhe përgjegjësia e lartë e policisë dhe qeverisë së Kosvës në rastin e këtij akti, mbetet arsyeja kryesore pse Vuçiç dhe vegla e tij, Radoiçiç pësuan humbje dhe dështim të plotë në planin e tyre për destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e rrethanave të vështira për të, me synim ndarjen e vendit.

Në vazhdim, profesori krahasoi raportet e Radoiçiçit me qeveritë e kaluara dhe qeverinë e tashme të Kurtit. Sipas tij, ka qëndrime të kundërta, derisa kërkoi edhe hetime nga prokuroria për disa fakte të së kaluarës.

Sipas Bytyçit, urdhër-arresti ndaj Radoiçiqit u lëshua nga INTERPOL-i pas këmbënguljes së Kurtit të për t’u ndëshkuar pjesëmarrësit e agresionit të 24 shtatorit dhe theksoi se nuk dorëzohet Radoiçiç, Serbinë e presin sanksione të ashpra.

Advertisement