Kronike
Prositucion në një qendër masazhi në Tiranë
TIRANË– Dy të reja janë vënë në pranga pasi përdorën një qendër masazhi për të ushtruar prostitucion. Në kërkim është shpallur edhe administratori i qendrës së masazhit i cili ishte vëllai i një prej vajzave të arrestuara. Policia njofton se administratori 23-vjeçar së bashku me motrën e tij 28 vjeç shfrytëzuan një 20 vjeçare për prostitucion në qendrën e tyre të masazhit e cila ndodhej në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Nga ky aktivitet janë sekuestruar 60 500 lekë të rinj, të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lajmi do të përditësohet…
Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për ushtrim prostitucioni.
Si pasojë e këtij operacioni u arrestua shtetasja Kristina Halili i cila rekrutonte vajzat dhe një prej vajzave që ishte punësuar.
Kristina Halili është motra e administratorit të qendrës, Kristos Halili, i cili është shpallur në kërkim nga policia.