Kronike
Prostitucion në qendrat e masazhit! Dërgohen në gjyq dy administratorë, u sekuestrohen pasuritë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq vëllezërit M.R. dhe A.R. nën akuzë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Në vijim të hetimeve të procedimit penal nr.1789 të vitit 2021, rezulton se këta shtetas, janë arrestuar si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri – tjetrin.
Nga hetimet prokuroria provoi se pasuritë e tyre, nuk justifikohen nga të ardhurat dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u sekuestruan pasuritë e mëposhtme të cilat nuk justifikohen nga të ardhuar e ligjshme të siguruara ndër vite:
‘Njësi’, sipërfaqe 34m2;
‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’;
‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2 m2 në Tiranë; dhe
Tre automjeteve tip ‘Benz’, ‘Volksëagen’ dhe ‘Scoda Octava’.
Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkoi dërgimin në gjyq për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për dy të pandehurit.

