Connect with us

Politike

Protesta e 11 korrikut, Bardhi takime me qytetarët: Varfëria…

Opozita ka thirrur një protestë kombëtare mbrëmjen e 11 korrikut, e cila do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Në kuadër të organizimit për protestën, deputetët demokratë dhe strukturat e kësaj partie janë angazhuar në takime sensibiluzese me qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen tubimit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-s, Gazment Bardhi, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, ishin në njësinë nr2 në Tiranë, ndërsa kanë ftuar banorët e kryeqytetit që në 11 korrik, ora 20:00 ti bashkohen protestës.

“Ekonomia është kryearsyeja për të ngritur zërin dhe për të protestuar në 11 Korrik”, shprehet Gazment Bardhi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se në takimet me qytetarë dhe bizneset pranë zonës së Pazarit të Ri, Njësia 2 Tiranë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PD Falmur Noka, anëtarët e Kryesisë dhe strukturat drejtuese të degës, kuptuam nga afër padurimin e qytetarëve për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqënien për çdo qytetar shqiptar.

“Ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 11 Korrik, ora 20:00 përpara Kryeministrisë. Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete në Afrikë”, thekson Bardhi.

Advertisement