Connect with us

Politike

Protesta e 22 dhjetorit, Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar

Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku në fokus do të jenë protesta e paralajmëruar për 22 dhjetor, si edhe çështjet e brendshme të partisë.

Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të mbahet në orën 17:00, në sallën “Pjetër Arbnori”, në selinë qendrore të Partisë Demokratike.

Në këtë takim pritet të mbajë fjalën edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.

NJOFTIMI

Në orën 17:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ku do të ketë drejtpërdrejtë për media fjalën e tij Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, salla “Pjetër Arbnori”, selia e PD.

Sinjali për media do të dërgohet pak para fillimit të mbledhjeve.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Advertisement