Connect with us

Politike

Protesta e 3 Marsit/ Berisha: Do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi destabilitet pasi vendi sipas tij ndodhet në kushtet e monizmit dhe koha e stabilitetit ka marrë fund.•Gjatë takimit të sotëm me demokratët e degëve 1, 3 dhe 4, Berisha tha se protesta e 3 marsit, është një mënyrë për t’i bërë të qartë këtij regjimi se monizmi ka mbaruar dhe se do të bëhet gjithçka për rrëzimin e tij, përfshirë edhe mosbindjen civile. •Kryedemokrati akuzoi Edi Ramën se në vitin e parë si kryeministër zotëronte një pasuri 200 milionë euro e fshehur në offshore. •Berisha e quajti tallje deklaratën e Edi Ramës në Malin e Zi kur i tha Dritan Abazoviç se urën e Bunës duhet ta ndërtojnë ata sepse kanë rritur rrogat.

“Drejtësia seksion i PS”/ Berisha: Milionat që vidhen dërgohen në Holandë dhe një pjesë në Iran

Protesta e 3 Marsit/ Berisha: Do përdorim çdo mjet të

Sali Berisha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi ditën e sotme një takim me strukturat drejtuese të degëve 1,3 dhe 4 të Tiranës. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në këto 9 vite vetëm ka grabitur qytetarët shqiptarë. Ndërkohë shtoi se Rama e ka kthyer drejtësinë në seksionin e Partisë Socialiste.

“Në punimet publike është vjedhur 90% e fondeve, kjo është konstatuar nga ekspertët. Ndaj edhe rrogat nuk rritet, sepse atij nuk ia ndjen të rrisë rrogat dhe pensionet. Ky vendos Borde Komuniste dhe me ato cakton çmime që nuk ekzistojnë askund. Mbledh 520 mln euro. Ku i çon? Që të gjitha i ndan me oligarkët e tij. I mbledh Kosova, por ia kthen qytetarëve , ia kthen biznesit,. Kështu funksionon një shtet që nuk vjedh. A mundet ne ta pranojmë për kryeministër një njeri që vjedh shqiptarët.? Nuk ka dënim më të madh nëse ne nuk e shporrim këtë regjim. Ka në llogaritë offshore 200 mln euro. Nuk kthen përgjigje kurrë. Se një raport mundet edhe mos t’i këtë të sakta ,por duhet të përgjigjesh. Ju garantoj se tani synon vetëm miliarda. Ky nuk ngopet. Ky vjedh qindra milionë në buxhetin e shtetit. Ia tha Arben Ahmetaj, haptas , qeverinë nuk isha aq i fortë sa ta lëvizja unë. Djegsat lëvizën qeverinë. Ai e firmosi se e kishte ndërmarrjen e tij. Djegësi i Tiranës është vjedhje publike. Miliona vidhen nga ai dërgohen në Holandë dhe ka shumë mundësi një pjesë në Iran. Lodhet shumë ky vuan nga pagjumësia, ndaj i do fluturime me dhomë gjumi. Shtrohet në darka dhe dreka me mijëra euro. Të gjitha këto bëhen sepse i urren qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Berisha tha se nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama shqiptarët janë përballur me rroga të ulëta, duke shtuar se ky regjim ua ka vështirësuar jetën shqiptarëve.

Sot Rama tallej me kryeministrit e Malit të Zi. Sot nga Shkodra e Tirana shkojnë dhe punojnë në ndërtim në Mal të Zi sepse atje është dyfishi i rrogave sa në Shqipëri. Ai tregoi përçmim, sepse nuk ka mirënjohje. Nuk tregon asnjë ndjenjë për këta njerëz,. Në 2013 shqiptarët kishin rroga më të larta. Sot i kemi 30-40 % më të ulëta se në Kosovë. Në disa sektorë edhe dy herë më të ulëta. Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë, por kryeministri i Kosovës e di se ka detyrime ndaj qytetarëve. Nëse do ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave në të cilën ne në dy mandate mbidyfishuan rrogat, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është sepse shqiptarët do të kishin rroga 2 apo 3 herë më të larta”, tha Berisha.

Berisha: Historia do na dënojë nëse nuk shporrim Ramën dhe regjimin e tij

Protesta e 3 Marsit/ Berisha: Do përdorim çdo mjet të

Sali Berisha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u takua ditën e sotme me aktivistë të PD-së të degëve 1, 3 dhe 4. Berisha u shpreh në fjalën e tij se Edi Rama në këto vite ka thelluar akoma më shumë borxhin publik, ndërkohë që nuk ka rritur as pagat dhe as pensionet për qytetarët. Berisha u shpreh se Rama ka vendosur borde komuniste për të rritur çmimet e produkteve. Ai mori shembullin e Kosovës duke theksuar i shpërndau ato të ardhura për qytetarët.

Ti nuk ke asnjë ndjenjë për këta njerëz. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogat më të larra në rajon përfshirë këtu dy vendet anëtare të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot i kemi 30-40% më të ulëta se në Kosovë. Dhe në disa sektorë edhe dy herë më të ulëta. Buxheti i Kosovës është dy herë më i vogël se i Shqipërisë.

Por kryeministri dhe qeveria e Kosovës e ndjejnë që ajo ka detyrime ndaj qytetarëve. Ato të ardhura janë të qytetarëve, dhe jo të një grushti qeveritarësh hajdutë që i përdor ato si personale. Nëse do ishte ndjekur politika e mëparshme e rrogave në të cilën ne, në dy mandate mbi 2-fishuam rrogat dhe pensionet e ulëta, sot Shqipëria nuk do të ishte kurrë kjo që është. Shqiptarët do të kishin rroga 2 ose tre herë më të larta. A ka mundësia Shqipëria ta bëjë këtë? Mundësi absolute ka. Mos harroni një gjë.

U rritën rrogat dhe pensionet në një kohë kur por nga ato para që mblidheshin u ndërtuan 11 mijë km rrugë. Mbi 1300 shkolla, kopshte, objekte arsimore, mbi 700 sisteme ujësjellës kanalizime. Borxhi u rrit nga 58 në 62.6%. Borxhi i tij u rrit në 107. Imagjinoni pak çfarë ka ndërtuar ky në 9 vite në Shqipëri?! Vjedhje dhe vetëm vjedhje. Ekspertë të pavarur kanë konstatuar se në punimet publike është vjedhur 90% e fondit. Këta janë shndërruar në lukuni të vjedhjes së fondeve tuaja. Praandaj rrogat nuk rriten.

Edhe pse çmimet rriten në Shqipëri dhe kudo në botë. Por ky vë borde komuniste dhe me ato cakton çmime që nuk ekzistojnë askund. Mbledh me ato mbi normalen 520 mln euro. Dhe in dan me oligarkët e tij. I mblodhi Kosova, jo me borde. Ia ktheu qytearëve dhe biznesit. Kështu funksionon një shtet që nuk vidhet nga mëngjesi deri në darkë. Kurse këta vetëm vjedhin. A mundet ne ta pranojmë për kryeministër një njeri që vjedh shqiptarët. Nuk ka dënim më të madh që do na bëjë historia nëse nuk e shporrim atë dhe regjimin e tij”, deklaroi Berisha.

Berisha: Rama u akuzua nga OSBE se kishte 200 mln € në offshore, në vitin e parë si kryeministër

Protesta e 3 Marsit/ Berisha: Do përdorim çdo mjet të

Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Ramën se në vitin e parë si kryeministër zotëronte një pasuri 200 milionë euro e fshehur në offshore. Berisha iu referua raportit të OSBE të publikuar në vitin 2014, një vit pasi Edi Rama kishte marrë pushtetin. Kryedemokrati tha se Rama nuk e përgenjështroi raportin e OSBE dhe as në gjykatë nuk guxoi të shkonte.

‘Edi Rama është unik në qëndrimet e tij ndaj opozitës. Ky mund të jetë kryeministri i vetëm sot në Europë dhe botë që korrupton dhe kontrakton si vrasës me pagesë kryezbuluesin e SHBA-së. E angazhon atë me fuqitë e postit që kishte për shkatërrimin e opozitës shqiptare, sepse atij i duhet një pushtet i pakufizuar. Sepse atij i duhet të vjedhi dhe të mos e akuzojë kush. Sepse atij i duhet të konsolidojë shtetin e drogës.
Mos harroni një gjë. Edi Rama është politikani i vetëm që u akuzua direkt nga OSBE në raport. Vitin e parë që u bë kryeministër se ka në llogaritë ofshore 200 mln euro. Po nuk ktheu përgjigje kurrë. Se një raport edhe mund të mos i ketë të sakta, por ti je i detyruar ta kthesh një për një dhe ta hedhësh edhe në gjyq, dhe ti thuash hajde provo shpifjet tua. Asnjë përgënjeshtrim nuk bëri, as në gjykatë nuk hodhi se OSBE i tregonte faturat atij.
E gjithë Tirana e dinte se ishte mister 20% për pallatet, prandaj dhe OSBE e nxori raportin për të.
Po tani thoni ju sa është, ju garantoj se synon vetëm miliarda. Ajo që mund të ju duket çudi por ju them ju, se ky synon miliarda. Ky nuk ngopet.

Ky vjedh qindra milionë në buxhetin e shtetit me aferën e djegësve. Ja tha Arben Ahmeti haptas, qeverinë nuk isha aq i fortë sa ta lëvizja unë. Djegësat lëvizën të gjithë qeverinë dhe e lëvizën. Nëse brenda 24 orësh një shkresë firmoset 17 herë nuk ndodhur kurrë në qeveri. Ajo ndodh vetëm kur kryeministri ngarkon sekretarin e përgjithshëm dhe i thotë se do të rrish këtu në telefon dhe deri sa të kalojë nga kjo ministri në këtë ministri dhe ta sjellës në zyrë nuk do të lëvizësh. Nuk bëhet ndryshe, burokracia është e ngadaldë, nuk është e rrufeshme. Por ka ndodhur tek djegësat. Prandaj i tha, ti e ke lëvizë jo unë.

Në fakt ai e ka lëvizë, ai është kryehajduti. Atij i tha Edmond Ahmeti, drejtor i Agjencisë së Prokurorimeve; zoti kryeministër nuk mund të firmoset kjo kontratë siç thotë këtu me negociata të mbyllura, sepse nuk i leoj ligji. Negociata të mbyllura do të thotë të mbyllesh në zyrë dhe të vjedhësh. Ai i firmosi, sepse e kishte ndërmarrje të tij, ose të Olsit, por Olsi këtë herë është në afera të tjera, këtë herë është vetëm ai direkt.

Firmosi, por sa? 420 mln euro. Çfarë ndodh. A e dini ju se djegësi i Tiranës është i firmosur si investim privat, dhe i tëri është investim publik, është vjedhje publike sepse aty nuk ka djegës e asgjë. Por paratë, miliona e miliona, vidhen nga ai dhe Erion Veliaj, të dy bashkë. Dërgohen në Holandë, nga Holanda në ofshore dhe ka shumë mundësi një pjesë në Iran.‘- tha Berisha.

Kush e telefonoi Berishën? Kryedemokrati: Duam votë të lirë, nuk ndalojmë, ta harroni se mund të na bëni ‘zile’

Protesta e 3 Marsit/ Berisha: Do përdorim çdo mjet të

Sali Berisha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të degëve 1,3 dhe 4 të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në këto 9 vite vetëm ka grabitur qytetarët shqiptarë, duke përfshirë edhe votën, ndaj dha edhe një mesazh me kode. Berisha, para demokratëve, kërkoi që në protestën e organizuar nga PD-ja, të mos marrë asnjë telefonatë pasi ai ka për qëllim që të rikthejë votën e lirë me revolucion. Por nuk e zbuloi se kush ishte personi që e mori në telefon.

E dhëna e vetme që dha ishte se kishte të bënte me një “McGonigal me fund”, duke shtuar dyshimet se mund t’i referohet ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Qëllimi ynë është që shqiptarët të votojnë të lirë. Por ky qëllim realizohet kur ky vend mos të ketë më stabilitet deri në ditën që do të votojnë shqiptarët. Jemi ngritur në këmbë në kushtet më të vështirë. Të harroj kush se mund të na bjerë ne më zile. As nga McGonigali, me fustan apo fustan. Sepse ata që ishin parashikuar të ndihmonin shqiptarët kundër korrupsionit, u shndërruan në gjeneratorë të përbindshëm të korrupsionit në Shqipëri. Asnjë nuk e ka ndihmuar Shqipërinë sa e ka ndihmuar agjensia amerikane në projektin anti-korrupsion,”-tha Berisha.

“Do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile”/ Berisha për protestën e 3 marsit: Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund!

Protesta e 3 Marsit/ Berisha: Do përdorim çdo mjet të

Sali Berisha

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një takim me strukturat e partisë në degët 1, 3 dhe 4 në kryeqytet. Berisha u shpreh para demokratëve se protesta e 3 marsit, është një mënyrë për t’i bërë të qartë këtij regjimi se monizmi ka mbaruar dhe se do të bëhet gjithçka për rrëzimin e tij, përfshirë edhe mosbindjen civile.

Fjala e Berishës:

‘Një përshëndetje të përzemërt, ju dhe anëtarëve dhe simpatizantëve të degëve që përfaqësoni, anëtare dhe simpatizantëve të PD të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Ne takohemi sonte para një ngjarje shumë të rëndësishme për revolucionin tonë demokratik, para protestës së 3 marsit me të cilën ne duam ti demonstrojmë këtij regjimi që i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë, ka vendosur në Shqipëri monizmin si një fatkeqësi të madhe kombëtare. Duam ti demonstrojmë këtij regjimi se ne në asnjë rast dhe kurrë nuk do të pajtohemi me monizmin e tij dhe se ne do të bëjmë gjithçka për përmbysjen e këtij monizmi.

Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, ne do të përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për ti shkurtuar ditët dhe për të përmbysur këtë regjim.
Ky regjim, për çdo shqiptar të vërtetë, çdo shqiptar që i thotë lirisë së vet liri, dinjitetit, dinjitet, ëstë më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë njohur në histori. Ky regjim sotme politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa vlerë, fiktive ua ka nxi jetën shqiptarëve, ua ka bërë vendin e tyre një vend në të cilin ata nuk mund të jetojnë. Ka shndërruar Shqipërinë në një vend ku të rinjtë dhe qytetarët largohen masivisht, shumë më tepër se ata vendet e të cilëve janë në luftëra civile, ose kanë pësuar kalamitete të mëdha natyrore. Nëse ju lexoni, nëse ju kërkoni, ju nuk mund të gjeni kurrë një vend të dytë në të cilin, një hapësirë kohore 8 vjeçare të jenë larguar prej tij, ta kenë braktisur atë mbi 1/3 e popullsisë. Përzëniet nga Shqipëria të qytetarëve, të rinjve veçanërisht nga ky regjim, tejkalojmë parashikimet e Çubrilloviçit, tejkalojnë çdo parashikim.’– tha Berisha.

Advertisement