Connect with us

Politike

Protesta e opozitës/ Policia e Garda në gatishmëri

Protesta e thirrur për në orën 16:00 para selisë së Kryeministrisë nga Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar ka vënë në ‘nivel gatishmërie’ Policinë e Shtetit. Mësohet se rreth 1000 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, pritet të jenë sot në terren për mbarëvajtjen e protestës.

Vëmendja më e lartë e forca blu është tek ruajtja e instituiconeve të rëndësisë së veçantë përgjatë Buleveradit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe bllokut të ministrive. Plani i Policisë së Shtetit ka nisur të vihet në zbatim që në orët e para të mëngjesit  ku është bllokuar qarkullimi i mjeteve në bulevard ku tashmë ka nisur të ngrihet dhe podiumi ku do të flasin liderët e opozitës.

Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë ndërkohë që dyert e Kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike që mbrëmjen e djeshme. Në gatishmëri do të qëndrojnë dhe autobotët mr ujë, shërbimi zjarrfikës dhe autoambulancat. Forcat e rendit janë të pajisura me maska kundragaz pasi ende nuk ka detaje se si do të shkojë protesta. Ndërkohë në mes të protestuesve do të ketë dhe efektivë të veshur civilë për të identifikuar personat që mund të nxisin konflikte.

Ditën e sotme, opozita do të mbajë protestën kombëtare të paralajmëruar prej disa ditësh. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje se protesta do të jetë paqësore. Protesta pritet që të zhvillohet përpara kryeministrisë, në orën 16:00 ndërsa nuk dihet saktësisht se për sa orë do të vazhdojë. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokim aksesh rrugore. Nga ora 15:00 segmentet rrugore të lidhura me protestën, do të jenë të pakalueshme. Ambasada amerikane në Tiranë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin grumbullimet dhe të qëndrojnë të përditësuar mbi zhvillimet më të fundit. Kryeministria është blinduar ndërsa Edi Rama ende nuk ka pasur një reagim mbi protestën.

Advertisement