Politike
Protesta e opozitës/ Reagon ambasada e SHBA: Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar ashpër në lidhje me inicidentet e regjistruara ditën e sotme në protestën mbajtur nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Për mes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme.
Në reagim më tej shkruhet se aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Më tej ata kanë përshëndetur zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës.
Reagimi i plotë:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.