Aktualitet
Protesta/ Mbyllni dera shkolle, hapni dera burgjesh
TIRANË– Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt kryeministrisë. Pavarësisht reshjeve të shiut, të rinjtë janë nisur në këmbë për të kërkuar nga Qeveria që të mos mbyllë kolegjin që kanë zgjedhur të marrin dije.
‘Na thoni jeni e ardhmja, pastaj na mbyllni shkollën’, ‘Po godisni brezin e ardhshëm’, ‘Shkolla jonë zgjedhja jonë’– janë thirrjet e të rinjve të cilët janë
‘Faleminderit për shembullin që nuk duhet të jepni’, ‘Mbyllni derë shkolle, hapni derë burgjesh’, ‘Bashkohuni o popull se po na shkelin me këmbë’, ‘Harvadi po na vret’– dëgjohet të thonë më pas nxënësit.
Protesta e sotme u paralajmërua një ditë më parë nga nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’, të cilët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për mbylljen e shkollës.
Katër ditë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë “Mehmet Akif Ersoy”. Në VKM, theksohet se ky institucion ka për detyrë të pajisë çdo nxënës me dokumentet e nevojshme për transferimin e nxënësve në një tjetër shkollë, të pagujë detyrimet e transferimit dhe tu kthejë paratë që kanë paguar për vitin shkollor. Në VKM shtohet gjithashtu se godina duhet t’i kthehet shtetit shqiptar.
Por ka një “problem”, godina tek ’21 Dhjetori’ në Tiranë, kur fillimit të këtij vitit ka ushtruar aktivitetin arsimor kolegji, në fakt është pronë e Bashkisë së Tiranës. Pasi janë zhvendosur, godina i ka kaluar sërish Bashkisë së Tiranës. Por po ashtu, kryeministri nuk tregon se cilat kritere nuk i ka plotësuar godina e re, pretendim për të cilin u mbyll kolegji. Asnjë koment nuk jepet as për mbylljen e kopshtit.
Protestat e nxenësve të ‘Mehmet Akif’, Rama: Po protestojnë kunder pronarëve, kemi zbatuar ligjin
‘Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.’- shkruan Rama.