Aktualitet
Protesta në mbështetje të Kosovës/ Guri: Vëllezërit tanë janë gati në luftë
Aktivisti Sazan Guri i është bashkuar protestës së qytetarëve shqiptarë në në mbështetje të Kosovës. Guri për Panorama TV tha se kryeministri Edi Rama duhet të bashkohet me homologun Albin Kurti, dhe ta mbështesë Kosovën pasi kjo e fundit është gati në gjendje lufte. Po ashtu Guri theksoi se Serbia duhet të njohë kufijtë e Dardanisë.
“Si mos bashkohesh vëllezërve tanë që janë gati në gjendje lufte, jo për faj të tyre dhe sot kërkojnë ti ndodhemi pranë. Qytetarët e Kosovës janë duke kërkuar të drejtat e tyre, dhe ngrihen ca turma serbe që boll i kanë kërcënuar dhe dhunuar. Kërkojmë kufijtë e Dardanisë. I them kryeministrit Rama, që si dy marrëdhënie vëllezërish duhet të ulet dhe të bisedojë me Kurti, s’mund të ketë kurrë minishengen pa qenë vëllai jonë dhe të njihet republika e Dardanisë. Kosova kërkon të drejta të barabarta, si kërkon Serbia elementë shtetërorë pa njohur Kosovën. Pse duhet ta lejojmë ne këtë. Shqipëria duhet ti japë mbështetje morale, me vëllain duhet të ulesh këmbë kryq dhe të ndash hallet. Jemi për të mbështetur Kurtin, sepse ka të drejtë. Ne zbatojmë atë që na ka mësuar SHBA drejtësi dhe krenari. Ne vijmë për ti dhënë zemër në atë që ka”, tha ai.