Politike
Protesta për lirimin e Belerit/ Mediat greke: Shqipëria tentoi…
Në Himarë po mbahet protesta kundër arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit. Për protestuesit, qëndrimi i Belerit në burg është i padrejtë ndërsa kërkojnë drejtësi. Sikundër nga pala shqiptare, edhe mediat greke po e ndjekin me shumë interes protestën ku në shkrimin e “Protothema” bëhet me dije se pala shqiptare ka tentuar të pengojë protestën për Belerin. Sipas “Protothema”, një punonjës policie që kishte një copë letër në duar u tha organizatorëve se “tubimi është i ndaluar për arsye sigurie. Ju nuk e keni marrë dokumentin, sepse nuk ju është dërguar zyrtarisht”.
Normalisht, ngjarja në favor të lirimit të Fredi Belerit do të zhvillohet në Himarë, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për të kundërtën. Vihet re se më herët një punonjës policie që kishte një copë letër në duar u tha organizatorëve se tubimi është i ndaluar për arsye sigurie, sipas ERT. Ju nuk e keni marrë dokumentin, sepse nuk ju është dërguar zyrtarisht.
Policia pasi nuk e ka marrë letrën, informalisht u ka thënë se “protestën do ta bëni me përgjegjësinë tuaj”.
Çfarë thotë nga burgu Fredi Beleri
“Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të ulem këtu sa të duhet, të betohem kryetar Bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar”, tha Fredi Beleri duke folur për “Open” nga burgu.
“Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti dhe besim në luftë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, shtoi ai.