Connect with us

Politike

Protesta/ Zbulohet plani i Berishës

Në këtë ditë historike për Tiranën kur do të mblidhen liderët europianë, Sali Berisha thërret protestë ndonëse kryeqyteti do të jetë nën masa të rrepta sigurie. Ish kryeministri nuk është tërhequr nga masat e marra në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe ka shpërfillur faktin që autoritetet i kanë refuzuar lejen për të protestuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ para kryeministrisë. Protesta e thirrur nga kreu i ‘Rithemelimit’ do të nisë nga ish hotel Dajti ku do të mblidhen fillimisht protestuesit të mbërritur nga rrethet. Sipas Berishës, qëllimi është që Europa të dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe pretendon se nuk do të ketë asnjë episod dhune, pra do të jetë paqësore.

“Jemi në shesh për të protestuar kundër armikut të përbetuar kundër vlerave evropiane, Ramës dhe regjimit të tij. S’do fshehim asgjë, ne dalim më datë 6 për ti thënë Evropës se ky s’përfaqëson asnjë opozitë por as popullin”, tha Berisha në një dalje publike.

Protestës që është paralajmëruar se do të nisë rreth orës 12:00 do t’i bashkohet edhe Ilir Meta me mbështetësit e tij. Mbrëmjen e kaluar bëri një postim në rrjete sociale bashkë me moton: “Bashkohu edhe ti! Për një Shqipëri si gjithë Europa!” Edhe vetë Berisha postoi një fotografi nga protestat e shkuara dhe shkroi: “Bota sytë tek protesta jonë! Tirana dhe Shqipëria presin me padurim uraganin e paparë! Nderim popullit opozitar.”

Autoritetet i kanë refuzuar mbajtjen e protestës rreth perimetrit të sigurisë pasi kërcënohet siguria kombëtare dhe ajo publike. Kjo solli edhe reagimin e Berishës, i cili tha se asgjë nuk do t’i ndalë, por do ta mbushin sheshin plot si kurrë më parë ndonësa do të ketë rreth 1500 efektivë që do të blindojnë Tiranën. Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se asnjë lider nuk ka shprehur shqetësim për deklaratat e Sali Berishës.

Me këmbë nga shtëpia drejt selisë blu! Berisha shoqërohet nga protestuesit: Tirana po zien! Rroftë Shqipëria

1670320007_Screenshot2.jpg

Sali Berisha ka shkuar me këmbë nga shtëpia drejt selisë blu duke qenë se rrugët janë të bllokuara në kuadër të samitit të BE. Para se të hynte brenda selisë së PD, teksa shoqërohej nga mbështetësit u shpreh: “Tirana po zien! Rroftë Tirana! Rroftë Shqipëria!”

Protesta e Rithemelimit/ Do të mbahet në bulevard jashtë perimetrit të sigurisë! Pritet të ketë fjalime në gjuhë të huaj për liderët e BE

Sipas skenarëve që ka Rithemelimi, Berisha do të niset nga selia blu sikurse ka bërë tradicionalisht në protestat e opozitës. Më pas do të drejtohet pjesës së bulevardit Dëshmorët e Kombit që nuk është brenda perimetrit të sigurisë. Nga ish hotel Dajti deri në ambientet pranë ministrisë së Brendshme. Pritet të jetë kjo zona ku do përqendrohen protestuesit.

Protestuesit do kenë edhe dy rrugë të tjera për t’ju bashkuar protestës së sotme. Nga rruga Myslym Shyri dhe nga sheshi Skënderbej. Rithemelimi ka deklaruar se protesta do jetë paaqeësore dhe do ketë rreth 10 deri në 12 fjalime dhe mesazhe në gjuhë të huaj për të përcjellë pakënaqësitë ndaj qeverisë.

Duke patur parasysh që organizimi në një ditë të sotme kur në Tiranë janë liderët europianë, kur siguria është në maksimum, duket se pjesëmarrja nuk do jetë elementi kryesor në protestën e sotme, nuk ka pritshmëri të lartë nga rrethet, por PD ka mobilizuar strukturat në Tiranë për të pasur pjesëmarrje sa më të lartë. Pritet që rëndësia të përqendrohet tek mesazhi më së shumti që kjo protestë synon të përcjellë.

Protesta e thirrur nga Berisha, protestuesit do të mblidhen nga rrugë të ndryshme në Tiranë! Marshimi pritet të nisë nga ish-hotel ‘Dajti’

1670272199_ASFQEDWF.jpeg

Protesta e thirrur nga kreu i Rithemelimit, Sali Berisha pritet të nisë nga hotel Dajti, ku do të mbërrijnë protestuesit. Ish kryeministri do të dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe më pas do të marshojë drejt ish hotel Dajtit.

Protestuesit pritet të vijnë nga sheshi Skënderbej në drejtim të zonës mes ish hotel Dajtit dhe ministrisë së Brendshme.

Sipas informacioneve të deritanishme, nga Korça janë nisur rreth 250 protestues. Rreth 100 persona janë nisur nga Devolli, 30 nga Pogradeci dhe 50 të tjerë nga Maliqi.

Ndërsa nga Fushë-Kruja janë nisur 700 protestues.

Nuk i lejuan protestën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, opozita përgatit regji lëvizëse

Opozita ka përgatitur regji lëvizëse për protestën që ka thirrur Sali Berisha ditën e sotme. Duke qenë se nuk mund të zhvillojnë protestën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, kanë marrë një furgon që e kanë mbushur me logon e PD dhe që do të përdoret gjatë protestës.

 

Advertisement